Autori i vrasjes së 8 personave pasditen e së premtes në Resulaj të Selenicës, në Vlorë, u kap mëngjesin e së shtunës nga forcat e policisë, pas disa orëve kërkimi dhe ndjekjeje, në rrethinat afër këtij fshati.
Mbi 100 punonjës policie ishin në terren për të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së tetëfishtë.
Burime nga policia kanë bërë me dije se ai është pikasur në momentin që po dilte nga një shkurre.
Kur ka parë policinë, ka tentuar të rrëmbejë automatikun që kishte me vete, armën e krimit
Por nga policia i është bërë thirrje: “Dorëzohu! Hidh armën!”.
Në momentin e arrestimit, ai nuk ka bërë rezistencë dhe është shfaqur i qetë.
Forcat e policisë lokale, Renea dhe FNSH fill pas ngjarjes rrethuan fshatin për kapjen e kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij.
Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.
Autori është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, për veprimet e mëtejshme.