Bota Biseda e trishtë e ushtarit rus me nënën para se të vritej...

Biseda e trishtë e ushtarit rus me nënën para se të vritej në Ukrainë: Na thanë që do na prisnin krahëhapur

Dëshmi të shumta vijnë nga kampi i luftës ku zbulohet se shumë ushtarë rusë nuk e kanë ditur se po shkonin në luftë në Ukrainë, madje një pjesë e tyre raportohet të kenë qenë dhe të pastërvitur

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, lexoi mesazhet e dhimbshme telefonike të shkëmbyera nga një ushtar rus me nënën e tij përpara se të vritej.

Mes rreshtave, ushtari i identifikuar Loshja i thotë nënës së tij se nuk e dinte që po shkonte në Ukrainë.

Biseda e ushtarit rus me nënën

Nëna: Loshja si je? Përse shkoi kaq gjatë pa më shkruajtur? A je me të vërtetë në stërvitje?

Loshja: Nënë nuk jam më në stërvitje, nuk jam në Krime.

Nëna: Po ku je? Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë pako.

Loshja: Po çfarë pakoje? Unë dua të vras veten.

Nëna: Çfarë flet kështu? Çfarë ndodhi?

Loshja: Nënë jam në Ukrainë. Një luftë e vërtetë po ndodh këtu. Kam frikë se e katranosëm këtu. Edhe me njerëzit paqësorë. Na thanë që do të na prisnin me duar hapur, por ne nuk jemi të mirëpritur për ta. Ata po hidhen poshtë tankeve tona për të mos kaluar. Na quajnë fashistë. Nënë kjo është shumë e vështirë.