Të paktën 70 ushtarë ukrainas raportohet që të jenë vrarë gjatë një sulmi me artileri të forcave ruse në bazën e tyre ushtarake.
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët ukrainas. Sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy, që aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse.
Ndërsa Parlamenti i Ukrainës postoi në rrjetet sociale një homazh për ushtarakët e rënë në krye të detyrës: “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”.
Ushtria ruse vazhdon avancimin drejt Kievit. Pamjet satelitore tregojnë një autokolonë të blinduar që është rreth 65 kilometra e gjatë.
Dhjetra civilë raportohet të jenë vrarë më herët gjatë sulmeve me raketa në qytetin Kharkiv.