Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Konfirmimin e ka dhënë presidenti Erdogan gjatë një pritje që i bëri në Turqi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai tha se Turqia nuk ka nevojë të marrë leje nga askush për të bërë një gjë të tillë.
“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shikojmë asnjë gjë që nuk shkon këtu. Për sa i përket njohjes së Kosovës dhe për ta mbështetur procesin e Kosovës këtu, nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta ofruar këtë mbështetje. Ne i kemi marr hapat tonë ashtu siç i kemi marrë me rastin e njohjes se Kosovës, ashtu do të bëjmë edhe tani me rastin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha ai në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.