Politika Rezoluta kundër Rusisë, Meta: Fitore domethënëse për lirinë dhe paqen

Rezoluta kundër Rusisë, Meta: Fitore domethënëse për lirinë dhe paqen

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e rezolutës në OKB që dënon agresionin rus në Ukrainë. Kreu i shtetit shqiptar e konsideron votimin e rezolutës një fitore domethënëse diplomatike për lirinë dhe paqen.

“141 vende janë të bashkuara në kërkesën ndaj Rusisë për të tërhequr ushtrinë nga Ukraina. Një fitore domethënëse diplomatike për lirinë dhe paqen”, shkruan Meta.

Edhe kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale përshëndeti këtë votim duke thënë se 141 shtete ndëshkuan me votën e tyre Rusinë, ndërsa nuk la pa vënë në dukje votën pro të Serbisë. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.

“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, shkroi Rama.

Shqipëria ishte bashkëpenëmbajtëse me SHBA në këtë rezolutë.