Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, teksa po fliste përpara takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel mëngjesin e së premtes, tha se NATO nuk kërkon konflikt, por nëse ndodh është e përgatitur.
“Nuk kërkon konflikt, por nëse konflikti vjen tek, jemi gati dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, tha ai.
Blinken e konsideroi sulm të paramenduar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.
“Në vazhdën e agresionit të paprovokuar dhe të paramenduar të Rusisë kundër Ukrainës, kjo aleancë u bashkua me shpejtësi, unitet dhe vendosmëri, duke vënë në zbatim planet për të forcuar sigurinë e NATO”.
Ministrat e Jashtëm të NATO dhe BE kanë takim sot në Bruksel lidhur me situatën e luftës në Ukrainë.