Fruthi shënon viktimën e dytë në Shqipëri.
Një foshnje 4 muajsh me inicialet R.N ka ndërruar jetë në shërbimin e Pediatrisë në QSUT si pasojë e komplikacioneve të fruthit.
Burimet bëjnë të ditur për Ora News se foshnja nga Peshkopia është paraqitur me probleme në bronkopneumoni, ka qenë i shtruar për disa ditë në Pediatrinë e QSUT-së dhe prekja nga fruthi ka rezultuar fatale.
Foshnja ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa problem është fakti që fëmijët e vegjël ende nuk e kanë mbushur moshën e vaksinimit për kryerjen e vaksinës tre valente MMR.
Përpara disa ditësh po një tjetër foshnje, me të njëjtat komplikacione ka ndërruar jetë si pasojë e fruthit.
Kjo situatë ka bërë që autoritetet shëndetësore të marrin vendime që në rast epidemie të rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve edhe 9 muajsh.