Bota Lufta në Ukrainë: Fotot përpara dhe pas sulmit që zbulojnë shkatërrimin rus

Lufta në Ukrainë: Fotot përpara dhe pas sulmit që zbulojnë shkatërrimin rus

Sulmet ruse me raketa kanë shkatërruar qytete dhe fshatra në të gjithë Ukrainën. BBC ka zgjedhur këto imazhe përpara dhe pas sulmit që tregojnë disa nga shkatërrimet që kanë pësuar zonat civile që nga fillimi i pushtimit rus javën e kaluar.

Ndërsa forcat ruse janë ende disi në distancë nga kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, ka pasur një numër të madh sulmesh ajrore vdekjeprurës në qytet.

Apartamentet janë goditur nga një raketë ruse në orët e para të së shtunës.

Qyteti i vogël i Irpin ndodhet vetëm 20km në veriperëndim të Kievit dhe e gjeti veten në vijën e frontit mes forcave ruse dhe ukrainase javë e kaluar. Artileria dhe sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në zonë, duke shkatërruar komplet ndërtesat e civilëve.

Kharkivi, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës ka qenë fokus të një bombardimi të rëndë të rusëve për ditë të tëra dhe tani qendra e qytetit është shkatërruar rëndë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se zonat rezidenciale dhe zonat e tjera të qytetit janë “sulmuar gjithë natën” të mërkurën me bombardime pa dallim, çka ka bërë që Kombet e Bashkuar të hetojnë për krime lufte.

Chernihiv, një qytet 120km në veriperëndim të Kievit ka qenë gjithashtu bombarduar rëndë nga rusët ditët e undit, ndërsa forcat e tyre sulmuan nga veriu.

Zyrtarët deklaruan se më shumë se 30 njerëz u vranë të enjten nga sulmet në zonat rezidenciale të qytetit, duke përfshirë shkolla dhe ndërtesa shumëkatëshe.