Shteti i Kinës nuk do të transmetojë ndeshjet e Premier League për këtë fundjavë, për shkak të mbështetjes së futbollit anglez për Ukrainën, në një kohë që këta të fundit po sulmohen nga Rusia.
Sipas asaj që raporton “BBC”, Kina është në mbështetje të Vladimir Putin dhe për këtë arsye kanë vendosur që të mos e transmetojnë Premier League këtë fundjavë.
Shkak për këtë bëhet se Premier League njoftoi të gjitha klubet që në ndeshjet e fundjavës të mbajnë të vendosur shirita me ngjyrat e Ukrainës, ndërsa do të mbahet edhe një minutë heshtje në shenjë solidariteti.
Kjo lëvizje nuk i ka pëlqyer Kinës, që mori vendimin për të mos lejuar transmetimin e asnjë ndeshje të Premier League.