Burime nga inteligjenca Perëndimore bëjnë me dije se tre komandantë të ushtrisë ruse janë vrarë në luftimet e fundit, ndërsa përpiqeshin që me mjetet e tyre të afroheshin në linjat e frontit.
Sipas të dhënave një zv/komandant i Forcave të Kombinuara u vra me snajper, ndërsa dy viktimat e tjera ishin një komandant divizioni dhe tjetri regjimenti.
Në orët e fundit, komandantët rusë janë përpjekur të lëvizin trupat e tyre përpara për të marrë më shumë zona në kontroll pasi shumë prej operacioneve janë bllokuar, kjo edhe për shkak të rezistencës.
Mendohet që komandantët rusë që u vranë nuk kishin urdhër për të avancuar, por thjesht donin të tregonin personalitetin e tyre në fushëbetejë.