Bota Pentagoni: Mbi 90% e fuqisë luftarake ruse brenda Ukrainës

Pentagoni: Mbi 90% e fuqisë luftarake ruse brenda Ukrainës

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane informoi mediat se si Pentagoni i sheh zhvillimet kryesore në ditën e nëntë të pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Këto janë zhvillimet kryesore:

Rusia ka lëshuar më shumë se 500 raketa që nga fillimi i pushtimit dhe 92% e fuqisë luftarake të Rusisë është tani brenda Ukrainës.

Karvani i forcave ruse në veri të Kievit është ende rreth 25 km jashtë kryeqytetit.

Forcat ruse janë rreth 10 km nga qendrat e qytetit të Chernihiv dhe Kharkiv.

Në jug, luftime të ashpra janë ende duke u zhvilluar në Kherson, i cili thuhet se ka rënë nën kontrollin rus, një pretendim që zyrtarët amerikanë nuk ishin në gjendje ta kundërshtonin.

Aktualisht ka luftime brenda Mykolaiv, në verilindje të Odessa.

SHBA nuk vlerëson se rusët janë në Mariupol. por Moska ka ndërmend të rrethojë Mariupolin nga veriu dhe nga bregu.

Sulmi në termocentralin bërthamor Zaporizhzhya tregon “pamaturinë” e pushtimit rus, por nuk ka rrjedhje radioaktive deri më tani nga termocentrali, sipas vlerësimeve të SHBA.