Aktualitet Arrestohet autori i masakrës në Greqi. Shoi familjen shqiptare për qiranë e...

Arrestohet autori i masakrës në Greqi. Shoi familjen shqiptare për qiranë e shtëpisë

Autoritetet greke vunë në pranga autorin e masakrës ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje shqiptare. Ai është një 61-vjeçar, pronar i shtëpisë ku jetonin viktimat.

Ai është marrë në pyetje nga autoritetet greke dhe ka pranuar autorësinë e krimit. 61-vjeçari ka thënë se e kreu vrasjen për një shumë parash që familja i kishte borxh. Mediat greke raportojnë se autori është justifikuar për vonesën e qirasë së shtëpisë ku banonin çifti me 3 fëmijët e tyre.

Për këtë borxh që nuk ishte shlyer ndaj 61-vjeçari u kishte kërkuar që të dilnin nga banesa. Raportohet se pronari i shtëpisë ka patur debate të forta kohët e fundit me çiftin Armando dhe Maria Kloci, konflikt që përfundoi me vrasjen e tyre dhe të dy fëmijëve të vegjël, 1 dhe 2 vjeç. I vetmi i mbijetuar i kësaj tragjedie është djali i çiftit, një 12-vjeçar i cili gjeti nënën, njerkun dhe 2 vëllezërit të vrarë. Ai nuk ka mundur të flasë nga tronditja e madhe.

Ndërkohë shtypi grek shkruan se 61-vjeçari që kreu krimin është person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa më herët ka qenë i shtruar në një klinikë psikiatrike.