Policia italiane ka sekuestruar jahte dhe vila me vlerë 140 milionë euro të oligarkëve rusë që janë në listën e sanksioneve të BE-së.
The Guardian raporton se mes vilave të bllokuara janë ato të miliarderit Alisher Usmanon në Sardenjë dhe të prezantuesit në televizionin shtetëror rus, Vladimir Soloviev në Liqenin e Komos.
Policia italiane ka sekuestruar dhe jahte në pronësi të njeriut më të pasur në Rusi, Alexei Mordashov si dhe të Gennady Timchenko, që ka lidhje të afërta me presidentit rus, Vladimir Putin.
Oligarkët rusë kanë blerë shumë vila në vende turistike italiane në 20 vitet e fundit dhe pritet që prona të tjera të sekuestrohen në ditët e ardhshme.
Banka e Italisë u ka dhënë udhëzime të gjitha bankave në Itali që të ngrijnë urgjentisht të gjitha asetet e personave që janë në listën e sanksioneve të BE-së.
Alisher Usmanov, manjat i metaleve dhe telekomit, i njohur në Itali, ka në emër të tij disa prona në Sardenjë.
Mediat italiane raportojnë se Mordashov ka në pronësi një vilë po në këtë ishull me vlerë 66 milionë euro.
Oligarkëve rusë u janë sekuestruar prona dhe në vende të tjera të BE-së si Gjermani dhe Francë.