“Qytetarët amerikanë duhet të largohen menjëherë nga Rusia”, deklaroi sot Departamenti amerikan i Shtetit në faqen e tij të internetit.
“Mos udhëtoni në Rusi për shkak të sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë”, thuhet në deklaratë, ku shtohet “aftësia e kufizuar e ambasadës amerikane për të ndihmuar qytetarët amerikanë në Rusi”.
”Qytetarët amerikanë duhet të bëhen gati për t’u larguar dhe duhet t’u drejtohen autoriteteve amerikane për ndihmë në një vend tjetër nëse kanë nevojë për të”, shton deklarata.
“Përveç kësaj, ekziston potenciali në të gjithë Rusinë për ngacmim të të huajve”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.