Populli ukrainas po përpiqet t’i bëjë rezistencë me çdo mënyrë pushtimit rus. Një formë ‘kundërshtie’ është dhe ideja që ka patur administratori ukrainas i një pallati.
Në rrjet është shpërndarë masivisht fotoja e disa ushtarëve rusë që kanë mbetur të bllokuar për disa minuta në një ashensor, pasi u ndërpre energjia elektrike.
Ushtarët ishin futur në ashensor për të shkuar në majë të ndërtesës, në mënyrë që të kontrollonin zonën nga lart, por plani i tyre rezultoi jo dhe aq i lehtë.