Sport Derbi i kryeqytetit mbyllet pa fitues

Derbi i kryeqytetit mbyllet pa fitues

Derbi i tretë sezonal Tirana–Partizani mbyllet me rrjeta të paprekura. Një sfidë e bukur në “Air Albania”, që dhuroi thuajse gjithçka, por jo golin.

Dominim i Tiranës në pjesën e parë, por Partizani shfaqi tjetër fytyrë në fraksionin e dytë, madje pati rastin më të pastër të sfidës me Stenio Juniorin, që në mënyrë të pabesueshme nuk arriti ta shtynte topin në rrjetë me portën bosh.

Tirana me këtë pikë të fituar mbetet +19 nga Partizani, që sigurisht ky barazim më shumë se për renditjen i bën punë për moralin.