Një tjetër incident është regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore sërish në qarkun e Durrësit.
Mësohet se pas përplasjes në lagjen 8 të qytetit mes komisionerit të PD-së dhe përfaqësuesve të foltores, një tjetër konflikt ka ndodhur në zonën e Spitallës në Durrës.
Këtë herë dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili është përfshirë në një konflikt verbal në shkollën “Neim Babameto”. Mbeten ende të paqarta shkaqet e përplasjes.