Politika PS fiton me diferencë të thellë Dibrën

PS fiton me diferencë të thellë Dibrën

Kandidati i Partisë Socialiste Rahim Spahiu ka fituar garën për Bashkinë e Dibrës.

Spahiu ka marrë mbi 13995 vota duke lënë pas vetës me diferencë të madhe tre kandidatët tjerë për këtë bashki.

Përparim Kryemadhi nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ mori 4478 vota.

Luan Haka nga Partia Demokratike mori 4437 vota.

Dritan Torba nga Lëvizja e Re mori 99 vota.

Dibra është një nga 6 bashkitë që shkoi në zgjedhje të pjesshme pasi në 2021, kryebashkiaku i dalë nga votimet e 2019, Dionis Imeraj dha dorëheqje nga kjo detyrë.

Shkak u bë përfshirja e Imerajt në garën për deputet të qarkut Dibër më 25 prill, ku ish kryebashkiaku nuk arriti të sigurojë një ulëse në kuvend.

Me një buxhet prej 910 milionë lekësh në vitin 2021, kjo bashki është me e madhja në qarkun e Dibrës.