Politika Gjekmarkaj: PD pësoi një humbje tronditëse, çdo justifikim, i papranueshëm!

Gjekmarkaj: PD pësoi një humbje tronditëse, çdo justifikim, i papranueshëm!

Ndryshe nga kryedemokrati Lulzim Basha, nënkryetari i demokratëve, Agron Gjekmarkaj thotë se në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Ndaj ai nënvizon se çdo përpjekje për të justifikuar këtë rezultat është i papranueshëm.

“Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm!”, shprehet Gjekmarkaj në reagimin e tij.

Më tej, ai thekson se Partia Demokratike duhet të mbledhë sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.

Ai shprehet i gatshëm gjithashtu që të jap shembullin i pari dhe të marrë përsipër përgjegjësitë e tij për këtë rezultat.