Kjo është një video e xhiruar nga Edmond Prifti në protestën që po zhvillohet tani në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe tregon momente tensioni mes demokratëve.
Ja tek shohim deputeten Albana Vokshi tejet të tensionuar dhe ndonëse nuk kuptohet qartësisht, duket sikur po konfliktohet me kolegun e saj demokrat Asllan Dogjani ndërsa është një qytetar ai që mundohet të qetësojë gjakrat.
Nuk dihet me siguri se çfarë ka ndodhur mes demokratëve por kjo mbetet për t’u zbuluar në orët në vazhdim.