Në Rusi, shkronja “Z” është kthyer në simbolin pro luftës për pushtimin e Ukrainës.
Simboli po përdoret gjerësisht nga politikanët, sportistët dhe personazhet e njohura dhe gjendet e vizituar në makina dhe reklama.
Ky simbol gjithashtu është përdorur dhe në protestën e serbëve në Beograd, për të shprehur mbështetjen për Rusinë.
Shkronja “Z” në alfabetin rus cirilik shkruhet ndryshe dhe ngjason me 3, shumica e rusëve njohin shkronjat latine.
“Z” mendohet se fillimisht është përdorur nga ushtria ruse si një simbol i lehtë për të dalluar forcat e tyre gjatë ndërhyrjes.
Disa teori që po qarkullojnë janë shpjegime të tjera për përdorimin e këtij simboli.
Fillimisht u lexua si “2” duke prezantuar datën 22 shkurt (22/02/2022) kur Rusia lidhi marrëveshje bashkëpunimi me dy republikat në lindje të Ukrainës.
Një teori tjetër është se Z do të thotë në rusisht За победу – shqiptohet “za pobedu” (do të thotë “për fitoren”), disa të tjerë thonë se Z është “Zapad” (Perëndim).
Por, tani shumë besojnë se simboli është vetëm një shenjë që forcat ruse të dallojnë forcat e tyre.
Javën e kaluar, në një program lajmesh në Channel One të kontrolluar nga shteti rus u tha se “Z” ishte një shenjë e zakonshme në pajisjet ushtarake ruse. Një faqe interneti ruse pranë qeverisë tha se “Z” ishte një shënim i thjeshtë që mund të “shmangte zjarrin miqësor” dhe nuk lidhet me diçka tjetër.
Veterani i forcave speciale ruse, Sergey Kuvykin thotë për revistën ruse “Life” se pjesë të ndryshme të ushtrisë përdorin simbole të ndryshme.
“Simbole me Z dhe rreth, Z dhe fushë apo Z si yll janë Z në forma të ndryshme që përdoren për t’u siguruar se janë trupat tanë”, tha ai.