Shëndet Vdes njeriu që i bënë transplant një zemër derri

Vdes njeriu që i bënë transplant një zemër derri

Ka vdekur dje personi i parë në botë që iu transplantua zemra nga një derr i modifikuar gjenetikisht.

David Bennett, i cili vuante nga një sëmundje e pashërueshme e zemrës, mbijetoi vetëm për dy muaj pas operacionit në SHBA, raporton BBC.

Por gjendja e tij filloi të përkeqësohej disa ditë më parë, thanë mjekët e tij në Baltimore dhe 57-vjeçari vdiq më 8 mars.

Bennett i dinte rreziqet që lidhen me operacionin para procedurës që kryhej për herë të parë në botë, thanë mjekët.

Pas transplantit, Dr. Bartley Griffith shprehej: “Zemra po punon normalisht. Jemi shumë të emocionuar, por ende nuk e dimë se çfarë do të na rezervojnë ditët në vazhdim, pasi bëhet fjalë për një transplant që nuk është bërë kurrë më parë”.

Shkencëtarët po punojnë intensivisht për të krijuar derra, organet e të cilëve pranohen nga trupi i njeriut, në mënyrë që njerëzit të mos vuajnë më mungesën e organeve për transplant.