Sport Kur futbolli fiton mbi paranë, Reali në çerekfinale, PSG e yjeve në...

Kur futbolli fiton mbi paranë, Reali në çerekfinale, PSG e yjeve në shtëpi

Super sfida Real Madrid-PSG ka treguar edhe njëherë së në futboll nuk mjaftojnë vetëm paratë. Ndërsa Real Madrid ka treguar edhe një herë se Champions League është “shtëpia” e tij, ndërsa PSG një ekip që nuk do të bëhet kurrë i madh, pavarësisht parave të sheikut.

Madrilenët mposhtën 3-1 PSG-në e treshes së frikshme sulmuese të përbërë nga Leo Messi, Neymar Jr. dhe Kylian Mbappe, duke kaluar në çerekfinalet e kompeticionit që e kanë fituar plot 13 herë.

Edhe pse dukej se gjithçka përfundoi për Realin, kur Mbappe kaloi në avantazh ekipin francez në fundin e pjesës së parë, ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti ende nuk e kishte thënë fjalën e fundit.

Në pjesën e dytë, Karim Benzema “shpërtheu” me 3 gola, duke përmbysur edhe rezultatin e ndeshjes së parë (1-0 për PSG).

Ndërkohë, Manchester City preu biletën për në çerekfinale, pas barazimit 0-0 ndaj Sportingut të Lisbonës. Ndeshja e parë kishte përfunduar 5-0 për kampionët e Anglisë.