Gentian Zenelaj, aktori i njohur i humorit dhe njëkohësisht moderator i emisionit investigativ “Stop”, është shprehur se ka një vërejtje për kolegun e tij Ermal Mamaqi.
Në një intervistë për “Who”, Genti ka thënë se Ermali nuk duhet të jetë aq serioz sepse ai është fantastik për atë që është dhe për natyrën që ka.
Ndërkohë i pyetur se a ka menduar të ketë një ‘Show’ të vetin humoristik, aktori i humorit ka thënë se nuk është gati për diçka të tillë.
“I respektoj të gjithë kolegët dhe nuk para shaj njeri, më tepër se sa mund të bëj vërejtje konstruktive për njerëz.
Ermali ka qenë ndër të parët që ka nisur një show, por në ndryshim nga programet e tij të mëparshme ai është bërë më serioz.
Por Ermali nuk duhet të jetë serioz, sepse ai është fantastik për atë që është dhe me natyrën që ka”, është shprehur ai.