Prej 3 orësh vijon protesta në Tiranë kundër rritjes së çmimeve. Protestuesit janë shpërndarë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.
Forcat e rendit të ndihmuara nga forcat Shqiponja dhe ato speciale janë përplasur me protestuesit pranë Tajvanit në kryeqytet. Policia ka nisur edhe shoqërimet ndaj qytetarëve.
Në terren ka dalë edhe Drejtori i Policisë së Tiranës. Uniformat blu u bëjnë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugët.