Organizata Botërore e Shëndetësisë këshilloi Ukrainën që të shkatërrojë çdo patogjen të rrezikshëm që mbahet në laboratorët kërkimorë për të parandaluar “çdo rrjedhje të mundshme” që mund të dëmtojë publikun.
Ashtu si shumë vende, Ukraina ka laboratorë të shëndetit publik që studiojnë sëmundje të rrezikshme te njerëzit dhe kafshët, përfshirë Covid-19. Disa nga këta laboratorë në të shkuarën janë mbështetur financiarisht nga SHBA-ja, BE-ja dhe OBSH-ja.
Deri në këto momente, ende nuk dihet se çfarë lloji patogjenësh dhe toksinash fshihen në laboratorët ukrainas.
Laboratorët janë tani në qendër të një lufte propagandistike midis Rusisë dhe Perëndimit, me Rusinë që akuzon Ukrainën se ka objekte të armëve biologjike.
Zelensky hedh poshtë pretendimet e Rusisë për armët kimike: Çfarë keni përgatitur për ne?
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se në Ukrainë zhvillohen armë biologjike dhe kimike me ndihmën e SHBA.
“Pretendohet se ne po përgatisim një sulm kimik. Kjo më shqetëson shumë sepse jemi bindur vazhdimisht: nëse do të dish planet e Rusisë, shiko se për çfarë i akuzon të tjerët që bëjnë. Çfarë janë këto pretendime për përgatitje për sulm kimik? Keni vendosur që të pastroni nga kimikizmi Ukrainën? Duke përdorur amoniak, duke përdorur fosfor? Çfarë keni përgatitur për ne? Asnjë armë kimike apo armë tjetër e shkatërrimit në masë nuk është zhvilluar në vendin tim”, ka thënë ai.
Zelensky ka thënë se 40 mijë njerëz janë evakuuar me ndihmën e qeverisë së Ukrainës. Zelensky ka thënë se Mariupol dhe Volnovakha “janë të bllokuara plotësisht”.