Ministri ukrainas i Mbrojtjes, tha se, që prej nisjes së pushtimit më 24 shkurt, Rusia ka vrarë më tepër civilë, sesa ushtarë. “Dua që kjo të dëgjohet jo vetëm në Kiev, por në të gjithë botën”, citohet Oleksii Reznikov nga Reuters.
Sipas shifrave të fundit nga Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut, nga data 24 shkurt deri më 9 mars, 549 civilë kanë humbur jetën në Ukrainë, dhe 957 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nga ana tjetër, agjencia e OKB për refugjatët thotë se mbi 2,5 milionë persona janë larguar nga Ukraina që prej nisjes së pushtimit rus. Sipas OKB, prej tyre 116 mijë ishin shtetas të huaj. Shumica e refugjatëve, rreth 1,5 milionë njerëz, janë vendosur në Poloni.