Rusëve iu transmetua një pjesë e së vërtetës në lidhje me luftën në Ukrainë mbrëmjen e së enjtes në një nga televizionet shtetërore me shikueshmërinë më të lartë.
Të ftuarit u shprehën se pushtimi që Rusia po i bën Ukrainës është edhe “më i keq” se ai i sovjetikëve në Afganistan, i cili solli edhe rrëzimin e Bashkimit Sovjetik.
Semyond Bagdasarov, një akademik, i ftuar në një emision në televizionin “Russia 1”, i bëri thirrje presidentit Vladimir Putin që t’i jepte fund sulmit, ndërsa paralajmëroi se aleatët si Kina e India, mund t’i kthejnë shpinën shumë shpejt Rusisë.
“Kanë më shumë njerëz që luftojnë dhe janë më të trajnuar se ne në përdorimin e armëve. Nuk na duhet kjo. Mjaft më! Nëse këto pamje do të shndërrohen në një fatkeqësi humanitare, edhe aleatët tanë si Kina dhe India do të detyrohen të distancohen nga ne”, tha Bagdasarov.
Ai vazhdoi duke thënë se, “opinioni publik botëror po mbushet me informacione që mund të ndikojnë negativisht për Rusinë. Përfundimi i këtij operacioni do të stabilizonte situatën brenda Rusisë.
Po ashtu, edhe Karen Shakhnazarov, regjisore, u përpoq të rrëzonte atë që është thënë deri tani nga Kremlini se është duke kryer një operacion special në rajonin e Donbasit, teksa foli për sulmet ruse në Kiev.
Dy të ftuarit bën që populli rus të dëgjojë një pjesë nga e vërteta që është duke ndodhur në Ukrainë edhe pse javën e kaluar Putin, miratoi një ligj që dënon me 15 vjet burg ata që publikojnë lajme të rreme për luftën.