Aktualitet Protestat për rritjen e çmimeve, Meta ka një mesazh për qeverinë dhe...

Protestat për rritjen e çmimeve, Meta ka një mesazh për qeverinë dhe policinë

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për qeverinë dhe policinë lidhur me protestat që po zhvillohen prej 3 ditësh në Tiranë dhe në disa qytete të vendit.

Në mesazhin e tij, Meta i bën thirrje qeverisë që të dëshmojë përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë qytetarët, ndërsa policisë i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna dhe ndalimet e pajustifikuara.

“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.

Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara”, ishte mesazhi i Metës.