Bota “Putin nuk ka ndërmend që t’i japë fund luftës”

“Putin nuk ka ndërmend që t’i japë fund luftës”

Një zyrtar i Presidencës franceze tha për Reuters se Vladimir Putin nuk ka ndërmend që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Sot, Presidenti i Rusisë pati një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Sipas zyrtarit, liderët e Francës dhe Gjermanisë përsëritën thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm, si kusht për negociata të plota.

Të tre udhëheqësit patën një bisedë telefonike të enjten, gjatë së cilës Franca dhe Gjermania kërkuan një armëpushim të menjëhershëm nga Rusia.

Që nga takimi i tyre më 7 shkurt në Kremlin, Emmanuel Macron ka pasur nëntë biseda telefonike, përfshirë atë të së enjtes së kaluar, me Vladimir Putin.