Bota “NATO nuk duhet ta përjashtojë vrasjen e Putin”, thotë ish-shefi i ushtrisë...

“NATO nuk duhet ta përjashtojë vrasjen e Putin”, thotë ish-shefi i ushtrisë britanike

Koloneli Richard Kemp thotë se Osama Bin Laden, shefi i Shtetit Islamik Abu Bakr Al Baghdadi dhe komandanti i Gardës Republikane iraniane Qasem Soleimani u vranë të gjithë për të eliminuar kërcënimet dhe se Putin përfaqëson një “kërcënim të përhershëm dhe vdekjeprurës”.

Një ish-shef i ushtrisë thotë se aleatët perëndimorë nuk duhet të përjashtojnë vrasjen e Vladimir Putin.

Kolonel Richard Kemp, i cili komandonte trupat britanike në Afganistan tha për gazetën britanike The Mirror: “NATO duhet të shqyrtojë të gjitha opsionet për ta hequr atë nga pushteti. Kjo do të përfshinte vrasjen e tij edhe pse nuk ka gjasa të jetë e zbatueshme apo e dëshirueshme.”

Ai beson se presidenti rus duhet të paktën të përballet me akuzat për krime lufte.

“Gjëja më e mirë do të ishte të shihje Putinin të rrëzohet, të arrestohet dhe të gjykohet, qoftë në Rusi ose në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Por këto opsione nuk kanë gjasa të ndodhin ndonjëherë”, tha ai.

Oficeri në pension i ushtrisë thotë  një atentat mund të jetë i papranueshëm për shumë njerëz, por mund të jetë mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës dhe për të parandaluar konfliktet e ardhshme.

Ai shtoi: “Nëse bëhet fjalë për një atentat, kjo mund të jetë e papëlqyeshme për shumë njerëz, por jeta e tij nuk ka vlerë më të madhe se jeta e mijëra njerëzve që ai ka vrarë tashmë në Ukrainë dhe gjetkë dhe mund të vrasë në të ardhmen”.

“Ai është Komandanti Suprem i forcave ushtarake ruse që urdhëroi një luftë të paligjshme dhe është një shënjestër legjitime”.

“Osama Bin Laden, shefi i Shtetit Islamik Abu Bakr Al Baghdadi dhe komandanti i Gardës Republikane iraniane Qasem Soleimani u vranë të gjithë për të eliminuar kërcënimet dhe se Putin përfaqëson një “kërcënim të përhershëm dhe vdekjeprurës”.

“Qeveria jonë planifikoi vrasjen e Adolf Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore. Nëse ai do të hiqej qafe në fund të viteve 1930 ne nuk do të kishim vuajtur një konflikt që vrau 70 milionë njerëz”.

“Prioriteti ynë duhet të jetë të ndihmojmë në largimin e tij. Nëse presioni i mjaftueshëm ushtrohet mbi oligarkët e Putinit, mund të çojë në një grusht shteti”.