Miliarderi Elon Musk është kthyer shekuj pas, kur konfliktet zgjidheshin me anë të dueleve tek për tek. Ai ka sfiduar Presidentin rus, Vladimir Putin, në dyluftim, për të “fituar” Ukrainën.
Në një postim të çuditshëm në Twitter, Musk shkroi:
“Me anë të këtij mesazhi sfidoj Vladimir Putin në dyluftim. Fituesi merr Ukrainën!”.
I hereby challenge
Владимир Путин
to single combatStakes are Україна
— Elon Musk (@elonmusk) March 14, 2022
Themeluesi i SpaceX dhe Tesla ka shprehur disa herë mbështetjen për Ukrainën.
Sipas tij, sistemi i komunikimit Starlink, është i vetmi sistem jorus që punon ende në disa zona të Ukrainës që prej pushtimit nga Rusia më 24 shkurt.