Sport Investigimi i BBC zbulon si u pasurua nëpërmjet korrupsionit Roman Abramoviç

Investigimi i BBC zbulon si u pasurua nëpërmjet korrupsionit Roman Abramoviç

Një investigim i BBC zbulon të dhëna të reja mbi marrëveshjet korruptive të Roman Abramoviç, që e bënë atë miliarder.

Pronari i Chelsea fitoi miliarda dollarë pasi bleu një kompani shtetërore të naftës nga qeveria ruse në një ankand të stisur në 1995.

Abramoviç pagoi rreth 250 milionë dollarë për Sibneft para se t’ia shiste sërish qeverisë ruse për 13 miliardë dollarë në 2005.

Avokatët e tij pretendojnë se akuza se është pasuruar përmes aktivitet kriminal nuk ka bazë.

Miliarderi rus është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkua javën e kaluar për shkak të lidhjeve me Vladimir Putin.

Ai ka pranuar para një gjykate britanike se ka kryer pagesa korruptive për të blerë Sibneft.

Abramoviç ka treguar se bashkëpunëtori i tij, Boris Berezovsky i ka paguar një zyrtari në Kremlin 10 milionë dollarë.

Dokumente konfidenciale të agjencive ruse tregojnë se qeveria ruse është mashtruar për 2.7 miliardë dollarë.

Ky pretendim është mbështetur nga një hetim parlamentare ku kërkohej që Abramoviç të akuzohej për mashtrim.