Politika Berisha kërkon interpelancë me Ramën për përballimin e krizës nga lufta në...

Berisha kërkon interpelancë me Ramën për përballimin e krizës nga lufta në Ukrainë

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka bërë kërkesë për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama në Parlament lidhur me pasojat që vijnë nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kërkesa i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku kërkohet që kjo interpelancë të përfshihet në seancën plenare të kësaj jave.

Në interpelancën me Kryeministrin, Komisioni i Rithemelimit të PD ka ngritur çështjet për paketën e masave për përballimin e krizës, për gjendjen e rezervave materiale të shtetit dhe për gjendjen e rezervës së sigurisë së naftës.