Sport Gjyqtari e nxjerr me karton të kuq, futbollisti kthehet me pushkë në...

Gjyqtari e nxjerr me karton të kuq, futbollisti kthehet me pushkë në fushë

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Francë, aty ku kontestimi për një karton të kuq mund të shkojë deri në vrasje.

Pak ditë më parë në një ndeshje mes dy ekipeve amatore, St-Eloi – Baroc, futbollisti Axel u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.

Ai u largua nga fusha pa kontestime por shumë shpejt u rikthye, këtë herë me një armë në dorë.

Axel shkoi me shpejtësi drejt Slimane, lojtarit me të cilin u konfrontua dhe i vendosi pushkën në kokë.

Fatmirësisht nuk e shkrepi por kjo nuk e shpëtoi që të mos arrestohej.

Së bashku me të në burg përfundoi edhe magazinieri i ekipit që i dha pushkën futbollistit.