Deputetja e PD, Grida Duma, e dorëhequr tashmë nga posti i nënkryetares i ka kërkuar Lulzim Bashës që të dorëhiqet.
Madje, sipas saj, ka edhe një afat: Deri të enjten.
“Nëse ka një arsye të vetëm për të cilën kemi qëndruar në bllok si grup parlamentar për të kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës është vetëm një, Partia Demokratike nuk mund të zvogëlohet më.
E dalë forcë e tretë më 6 mars demokratët nuk pranojnë të jenë humbës. Për këtë arsye asnjë mekanizëm dhe keqardhja e disa individëve që në shumicën e rasteve janë të emëruar dhe jo të zgjedhur me votë, nuk duhet keqpërdorur për të keqpërdorur PD. Duhet secili të qartësohet se nëse i bën dëm PD duhet të bëj hap pas në mënyrë të parevokueshme
Deputetët i kanë lënë kohë deri nesër siç edhe ai kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar. Lulzim Basha tha se hapi im pas dhe tërheqja ime është e padiskutueshme, me jepni pak kohë dhe mundësinë që të qartësohem me disa struktura të tjera për të bërë gjetur një mënyrë konstruktive për t’u tërhequr. Lulzim Basha nuk ka rrugë tjetër përveçse të tërhiqet. Aksionet e demokratëve nuk mund të keqpërdoren nga një aksioner i vetëm që vetëm ka humbur”, tha Duma.
Sipas saj, ka vetëm një strategji, ndërtimi i një komisioni me bazë të gjerë me PD dhe Foltoren, që duhet ta çojnë PD drejt një procesi zgjedhor që sipas saj do të zgjasë disa muaj