Disa klube të mëdha po garojnë fort për shërbimet e Erling Haaland. Norvegjezi është një garanci golash, në La Liga e duan Real Madrid dhe Barcelona, PSG e sheh si zëvendësuesin e Mbappe, teksa edhe Pep Guardiola kërkon ta ketë pjesë të ekipit të tij.
Manchester City po përgatit një ofertë tunduese për 21-vjeçarin e Borussia Dortmund. Në Angli shkruajnë se sulmuesin nordik e pret një pagë prej 600 mijë eurosh në javë.
Ndryshe rreth 30 milionë euro në sezon, çka do e kthente Haaland në futbollistin më të paguar në historinë e Premier League. Një ofertë që tundon jo pak lojtarin e fuqishëm, një ndër më të mirët në rolin e tij.
Klauzola e shitjes së Erling Haaland për shumën e 75 milionë eurove duhet të aktivizohet përpara datës 30 prill. Manchester City do të duhet të dorëzojë një deklaratë të vërtetuar se 75 milionë euro do të transferohen në arkat e Dortmundit.
Në të njëjtën kohë, Haaland do të duhet të bëjë të ditur me një deklaratë me shkrim se dëshiron të aktivizojë klauzolën e shitjes së tij.