Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është arrestuar gjatë një operacioni kundër drogës në Itali.
Gazeta “La Repubblica” raporton se Lila ishte mes 13 personave në hetim, shqiptarë dhe italianë që janë vënë në pranga mëngjesin e së mërkurës në Romë.
Sipas asaj që raporton gazeta italiane, roli i këngëtares së njohur ishte mbajta e llogarive për grupin mafioz.
Ky është momenti kur Policia e Romës ka arrestuar këngëtaren e njohur shqiptare, Elsa Lila. Siç duket nga këto pamjet të publikuara nga mediat italiane, Lila mban të veshur një kapele rozë
Përveç këngëtares 40-vjeçare, i përfshirë është dhe ish-kampioni i boksit në Shqipëri, Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”.
Grupi italo-shqiptar sipas hetuesve të antimafias në Itali, merrej me shitjen e drogës në lokale të ndryshme të kryeqytetit.
Në këtë grup me bazë në Acilia sipas mediave italiane kishte lidhje dhe Arben Zogu, një mafioz i njohur në Itali.
Për të kamufluar aktivitetin e shpërndarjes së drogës, grupi pajiste lokalet me makineri të lojërave të fatit.
Grupi merrej me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës.