Perëndimi po kërkon të “fshijë” Rusinë. Ky është denoncimi i presidentit rus Vladimir Putin, sipas të cilit, tentativat e Perëndimit për të dominuar globin dhe për të copëtuar Rusinë “janë drejt fundit”.
“Nëse Perëndimi mendon që Rusia do të zmbrapset, atëherë nuk e kupton Rusinë”, tha ai në ditën e 21-të të pushtimit të Ukrainës.
Presidenti Putin gjithashtu pretendoi se “mbajtja e Rusisë në shina” ishte një politikë afatgjatë e Perëndimit dhe se sanksionet ekonomike ishin dritëshkurtër.
Putin tha se Rusia ishte gati të diskutonte statusin neutral të Ukrainës, por kjo nuk do të ndalte Moskën që të përmbushte objektivat e saj ushtarake, që sipas Putinit po ecnin sipas planit.