Aktualitet Një viktimë dhe 93 raste të reja me Covid

Një viktimë dhe 93 raste të reja me Covid

Situata e pandemisë në Shqipëri vijon të jetë e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 79 vjeç nga Berati.

Raste e reja janë në këto bashki: 27 në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas.

Janë 655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë.