Ministria e Shëndetësisë raportoi se edhe në 24 orët e fundit nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi në Shqipëri.
Nga 1866 testime, 76 qytetarë kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit.
Janë 639 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 29 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,835 që nga fillimi i epidemisë.