Një sherr masiv mes tifozëve serbë të Crvena Zvezda dhe skocezëve të Gllazgou Rangers ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës pranë hotelit “Metropol” të Beogradit.
Sipas mediave serbe, konflikti ka ndodhur për shkak se të tifozët nga Skocia kanë brohoritur “Kosova është Shqipëri”.
Të njëjtat burime thonë se më pas ka reaguar grupi i tifozëve të klubit serb të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Mediat serbe shkruajnë se nuk pati të lënduar rëndë.