Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka lëshuar një njoftim këtë të shtunë për të gjithë shtetasit shqiptarë në Rusi.
Për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter dhe për këtë arsye, ministria u drejtohet shqiptarëve të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre të kontaktojnë në numrin e telefonit +7 929 968 05 38.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter
– Shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit
+7 929 968 05 38
-Për të kontaktuar me Ambasadën, mund të përdorni adresën e postës elektronike: [email protected]
– Gjithashtu mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.
-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje”, mbyllet njoftimi i ministrisë”, mbyllet njoftimi i ministrisë.