Nuk kanë munguar surprizat në debutin sezonal të Formula 1 që zhvillohet në cirkuitin e Bahrejnit.
Lajmi është rikthimi i fuqishëm i Ferrarit që shënon një triumf të dyfishtë me anë të monegaskut Charles Leclerc, që dominoi nga fillimi garën, i pasuar nga shoku i ekipit Carlos Sainz, diçka që nuk ndodhte nga viti 2010, me Alonso dhe Massa, dhe fitorja e parë nga viti 2019.
Ndërkohë gara e parë e sezonit ishte një dështim total për Red Bull, me kampionin e botës Max Verstappen dhe Sergio Perez që u detyruan të tërhiqen në xhirot e fundit.
Vendin e tretë të podiumit e mori britaniku i Mercedes, Lewis Hamilton.