Extra Pse kryeministri kanadez po çmend botën

Pse kryeministri kanadez po çmend botën

Kushedi sa xheloze ndihet gruaja e Justin Trudeau kur ai shkon në takime. Dhe sa herë shkon, mediat kapin shikimet që i bëjnë atij, (jo vetëm femrat). Përpos pamjes sharmante, ai ka treguar ndër vite se është një njeri i ndjeshëm dhe mbështetës i emigrantëve dhe këtë e tregoi edhe kur hapi dyert për gjithë emigrantët që po refuzohen nga Donald Trump. Por le të fokusohemi tek sharmi i tij.

Image result for Sophie Grégoire Trudeau

Gruaja e Justin Trudeau, Sophie Grégoire Trudeau

Mediat e huaja u morën shumë me mënyrën sesi Ivanka Trump e shikoi kryeministrin bukurosh. Por ai nuk po çmend vetëm Ivankën por të gjitha femrat dhe gratë e bukura të politikës. Takimet e tij të fundit nuk duken më shumë politike sesa flirte apo ngacmimesh të fshehta.

E bija e presidentit të SHBA-ve Ivanka Trump  dukej se po e hante me sy kryeministrin kanadez gjatë vizitës që ai bëri në Washington. Gjithë media fokusuan shikimin që Ivanka i bëri kryeministrit Trudeau, 45 vjeçarit simpatik që këtë përiudhë ka patur takime me personalitete të mëdha të politikës në botë. Paparacëve nuk u shpëtuan shikimet e Ivankës dhe buzëqeshjet e Trudeau i cili në pamje të parë të bën për vete me sharmin dhe humorin.

Image result for Trudeau with ivanka

Image result for Trudeau wit hwomans

Image result for Trudeau wit hwomans

Ndërsa takimi i radhës ishte me kancelaren gjermane Angela Merkel për të folur mbi marrëveshjen e tregtisë së Kanadasë me BE-në. Edhe Merkel ashtu si Ivanka, prania e Trudeau i sjell buzëqeshjen. Mbase nga fakti që është simpatik, i ri  me sy të klatër dhe me humor, tamam si ai princi i kaltër i përrallave. Image result for Trudeau with merkel

 

Merkel

Këto janë nga takimet e fundit, ndërkohë që edhe më parë Trudeau ka joshur aktore si Emma Watson dhe politikane nga femrat tek meshkujt.

Mos  lini pa parë shkëmbimet e shikimeve me simpatikun Trudeau dhe ish-kryeministrin italian Matteo Renzi.

tru3

Justin Trudeau dhe Matteo Renzi

Atij i bëjnë edhe foto në parlamentin Europian./ Copyright Tiranapost.al