Një avion pasagjerësh me 132 persona në bord është rrëzuar në pyjet e jugut të Kinës.
Avioni Boeing 737-800 që po fluturonte nga Kunming në Guangzhou, u përplas në tokë në provincën e Guangxi-t duke u përfshirë më pas në flakë.
Shkaku i aksidentit ende nuk dihen. Grupet e kërkim-shpëtimit thonë se nuk kanë shenja për të mbijetuar.
Pamjet tronditëse të shpërndara në mediat sociale tregojnë avionin duke rënë vertikalisht në tokë.
Major #planecrash in #China, Boeing 737 plane crashed into the mountains, 132 passengers were on board.
we can see the falling plane in CCTV footage. pic.twitter.com/sMmbZjMSO4— Rajan Kumar Jha (@RealRajanjha) March 21, 2022
Sipas të dhënave avioni është përplasur në tokë nga një lartësi prej gati 9 mijë metra.
Shpejtësia e përplasjes ka qenë mbi 560 km/h duke shkaktuar zjarr në vendin e përplasjes në pyll.
In pictures: Rescue operation underway for crashed plane #MU5735.
According to the on-site reporter from China Media Group, the location of the #Boeing737 airplane crash site is in a mountainous area with limited access and poor connection. pic.twitter.com/kUohkTnUNS
— CGTN (@CGTNOfficial) March 21, 2022
‘China Eastern Airlines’ ka të dhëna të mira mbi sigurinë – aksidenti i fundit i rëndë kishte ndodhur 12 vite më parë.
Pas ngjarjes së sotme, kompania ka urdhëruar uljen e të gjithë avionëve të saj të linjave Boeing 737-800.
Aksidenti ka shkaktuar tronditje në Kinë, ndërsa presidenti Xin Jinping ka urdhëruar hetim të menjëhershëm për shkakun.
Të dhënat mbi fluturimin tregojnë se avioni humbi në mënyrë të menjëhershme ekuilibrin nga niveli ku po fluturonte.
Siguria ajrore dhe standardet e avionit në Kinë janë përmirësuar ndjeshëm dekadat e fundit pas një serie aksidentesh në vitet 1990.
Aksidentet e ngjashme si ai i së hënës janë të pazakonta. Kina ka pasur aksidentin më të madh ajrore në gusht 2010, ku humbën jetën 42 persona.