Lulzim Basha dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.
Por kush do ta drejtojë partinë më të madhe të opozitës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri?
Sipas nenit 46 të statutit të PD-së, drejtimin e selisë blu deri në zgjedhjen e kryetarit te ri e merr njëri nga nënkryetarët.
Duke qenë se Grida Duma dhe Agron Gjekmaraj kanë dhënë dorëheqjen, drejtimin e partisë e merr ose nënkryetarja Jorida Tabaku ose Enkelejd Alibeaj.
Si Tabaku dhe Alibeaj qëndruan besnikë të Bashës, edhe pasi i gjithë grupi parlamentar i doli kundër.