Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Berisha duke mos e përmendur në asnjë rresht Bashën, shkruan se tani është koha për bashkimin e PD-së.
“Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!
Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.
Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike”, shkruan Berisha në Facebook.