Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se është i përgatitur që të diskutojë angazhimin e Ukrainës për të mos kërkuar anëtarësimin në NATO në këmbim të një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe garancive për sigurinë e Ukrainës.
“Është një kompromis që i shërben të gjithëve, për Perëndimin që nuk di çfarë të bëjë më ne sa i takon NATO-s; për Ukrainës e cila do garanci sigurie dhe për Rusinë, e cila nuk do më tej zgjerimin e NATO-s”, tha Zelensky.
Ai po ashtu ripërsëriti thirrjet e tij të drejtpërdrejta për Presidentin rus, Vladimir Putin. Pa u takuar me të, Zelensky tha se është e pamundur që të kuptohet nëse Rusia do që ta ndalojë luftën.
Sidoqoftë, më herët ai tha se çdo gjë që do të futet në ligjin ukrainas do duhet të jetë subjekt i një referendumi. Zelensky u shpreh se Kievi do të jetë gati që të diskutojë statusin e Krimesë dhe Donbasit pas një armëpushimi dhe premtimin e disa garancive të sigurisë.
Presidenti ukrainas pretendoi se Rusia ka bombarduar një korridor humanitar dhe ka plagosur 4 fëmijë.