Sport Neymar, askush nuk e do më te PSG: Shkon i dehur në...

Neymar, askush nuk e do më te PSG: Shkon i dehur në fushë dhe nuk stërvitet

Mbizotëron kaosi te PSG, ndërsa në qendër të ciklonit përfundon Neymar. Në Paris, eleminimi nga Champions League dhe Kupa e Francës dhe humbja e rëndë ndaj Monacos ka lënë gjurmë.

Sipas raportimeve nga Rmc Sport, sulmuesi brazilian kohët e fundit shpesh ka shkuar në fushën e stërvitjes pothuajse në limitet e dehjes, pa qenë në gjendje të punonte me shokët e tij të skuadrës.

Situatë që ka çuar në një thyerje totale të raportit me drejtuesit e klubit dhe dhomën e zhveshjes.

Së bashku me zhgënjimin për Lionel Messin, paraqitjet e të cilit në Paris deri më tani kanë qenë shumë nën pritshmëritë, Neymar konsiderohet në ambientin e PSG-së si fajtori më i madh për sezonin e keq të klubit kryeqytetas.

Përveç kësaj, sipas raportimeve nga L’Equipe, braziliani është lojtari më i paguar i klubit francez me 4 milionë euro neto në muaj, i ndjekur nga argjentinasi që fiton 3.3 dhe Mbappé me 2.2.